Site icon Telegrafi

KRU ‘Prishtina’: Uji në liqenet e Batllavës dhe Badocit është nën nivelin maksimal

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për gjendjen me ujë në liqenet e Batllavës dhe Badocit.

Sipas KRU-së, gjendja është nën nivelin maksimal të kapërderdhjes, përcjell Telegrafi.

“Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 1.19 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes, ndërsa Badoci me 7.65 metra”, thuhet në njoftimin e KRU-së.

Po ashtu, kompania thotë se gjatë inspektimeve të terrenit janë zënë me dhjetëra kyçje ilegale

“Javën e fundit, përgjatë inspektimit të terrenit janë zënë me dhjetëra kyçje ilegale. Keni parasysh, kyçjet ilegale dhe mospagesa e faturave të ujit, faktorët kyç në rrezikimin e furnizimit me ujë të pijshëm”, përfundon kompania. /Telegrafi/

Exit mobile version