Telegrafi

KRU ‘Prishtina’ paralajmëron reduktime të ujit të pijshëm, shkak reshjet atmosferike

Vërshimet dhe dëmet në Fushë Kosovë /Foto: Ridvan Slivova

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se do të ketë reduktim të ujit të pijshëm në Fushë Kosovë, Drenas dhe Obiliq.

Sipas KRU-së, këto reduktime do të janë si pasojë e reshjeve të dendura atmosferike.

“Si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, kemi sërish ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit. Impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj nuk ka mundësi teknike të trajtoj ujin për pije. Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova dhe Drenasi do të ketë reduktime të ujit të pijshëm. Fushe Kosova sot nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në orën 15:00. Me reduktime janë edhe Drenasi dhe Obiliqi”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, thuhet se reduktime do të ketë edhe për konsumatorët e Kodrës së Trimave dhe Mirditës.

“Si shkak i mungesës së ujit nga ITU Shkabaj është evidente ndikimi i mungesës së ujit të pijes edhe për konsumatorët e Kodrës së Trimave dhe Mirditës. Kodra dhe Mirdita me ndërprerje 00:00 deri 05:00”, përfundon KRU-ja. /Telegrafi/