Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për gjendjen me ujë në liqenet e Batllavës dhe Badocit.
Sipas KRU-së, gjendja është nën nivelin maksimal të kapërderdhjes, përcjell Telegrafi.
“Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 633.07 metra mbi nivelin e detit ose 1.93 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 646 metra mbi nivelin e detit ose 3.85 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/