Site icon Telegrafi

Kristen Stewart heq takat dhe ecën zbathur në tapetin e kuq të Kanës

Angazhimet e shumta duket se e kanë lodhur tejet shumë aktoren hollivudiane.

Kristen Stewart është shfaqur tejet e lodhur në tapetin e kuq të Kanës.

Bukuroshja erdhi në premierën e filmit “BlacKkKlansman”, por atë dukej se po e zinte gjumi.

Kristen Stewart (Getty Images)

Por, jo vetëm kaq pasi që aktorja kishte dhimbje të këmbëve sa që i hoqi takat dhe filloi të ecte këmbë zbathur.

Kjo bëri që 28-vjeçarja të thyen një rregull të pashkruar të Kanës duke hequr takat dhe ec në qilimin e kuq.

Theksojmë se aktorja mbante veshur një fustan të shkurtër metalik dhe transparent.

Ndryshe, atë do ta shohim edhe në disa projekte të tjera filmike gjatë këtij viti. /Telegrafi/

Kristen Stewart (Getty Images)
Kristen Stewart (Getty Images)

Kristen Stewart (Getty Images) 

Kristen Stewart (Getty Images)
Exit mobile version