Telegrafi

Kreshi sjell këngën e re “King Kong”

Foto: Kreshi/YouTube

Rap-artisti i ri i estradës shqiptare, Kreshi, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“King Kong” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop dhe është vizualizuar edhe me klip.

Producent i këngës është Erno, gjersa ‘beat’-i i është besuar Viper On The Track.

Foto: Kreshi/YouTube

Vargjet e tekstit janë shkruar nga vet Kreshi, i cili është autor i të gjitha teksteve të tij.

Ndërkohë, klipi i cili i përshtatet mjaft mirë tematikës së këngës, është finalizuar nga Andi Dautaj. /Telegrafi/