Please enter at least 3 characters.

Kremlini s'e përjashton edhe një shkëmbim të të burgosurish me Ukrainën

2019/09/8D9CCC87-3681-4D5C-905A-49C51AB06601_cx0_cy7_cw0_w1023_r1_s.jpg

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska nuk e përjashton mundësinë e një shkëmbimi të ri të të burgosurve me Ukrainën, pas atij të fundit, kur u liruan 70 vetë të mbajtur në të dyja vendet.

"Askush nuk e përjashton mundësinë e një procesi të tillë", tha Peskov për gazetarët në Moskë.

Deklarata e tij vjen disa orë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha në një konferencë në Kiev se qeveria e tij po punon në përgatitjen e një liste të re të shtetasve të Ukrainës, që mbahen në Rusi, për një shkëmbim të mundshëm.

"Po flasim tani për fazën e ardhshme, pasi të burgosurit tanë politikë janë liruar nga Rusia", tha Zelenskiy në hapjen e takimit vjetor të Strategjisë Evropiane të Jaltës.

Më 7 shtator, Kievi dhe Moksa kanë shkëmbyer gjithsej 70 të burgosur.

Ka qenë ky shkëmbimi i parë i madh midis dy palëve nga viti 2017.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe Kievit janë të tensionuara qysh në vitin 2014, kur Rusia ka marrë kontrollin e gadishullit ukrainas të Krimesë dhe ka nisur mbështetjen për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Konflikti midis forcave qeveritare dhe separtatistëve në atë pjesë ka lënë mbi 13,000 njerëz të vrarë. /rel/