Site icon Telegrafi

KQZ u kthen përgjigje tri komunave veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u ka kthyer përgjigje të tre kryesuesve të Kuvendeve Komunale të Leposaviqit, Mitrovicë së Veriut dhe Zubin Potokut.

Zëdhënësi i KQZ-së. Valmir Elezi në një konferencë për medie deklaroi se përmes këtyre përgjigjeve të ndara, kanë njoftuar se anëtarët e tri grupeve nismëtare, të cilët janë nga tre anëtarë për secilën komunë, janë votues të komunave përkatëse.

Gjithashtu, Elezi foli edhe për numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komuna.

“Ju njoftoj se gjatë ditës, KQZ u ka kthyer përgjigje të tre kryesuesve të Kuvendeve Komunale për Leposaviq, Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, të cilët më 12 dhjetor i parashtruan KQZ-së dy pyetje të njëjta. Lidhur me këto përgjigje janë njoftuar edhe tri grupet nismëtare si dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. KQZ përmes këtyre përgjigjeve të ndara, ka njoftuar se anëtarët e tri grupeve nismëtare, të cilët janë nga tre anëtarë për secilën komunë, janë votues të komunave përkatëse. Së dyti, KQZ ka njoftuar kryesuesit e tri kuvendeve komunale, tri grupet nismëtare dhe MAPL-në edhe lidhur me numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komuna, mbi bazën e të cilit përllogaritet numri minimal i nevojshëm i nënshkrimeve prej 20%”.

“Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në komunën e Leposaviqit është: 13 441. Nga ky numër, 2 689 përbëjnë 20% të trupës elektorale në këtë komunë. Në komunën e Zubin Potokut, numri i qytetarëve me të drejtë vote është: 6 732. 20% i votuesve në këtë komunë është: 1 347. Në komunën e Mitrovicës së Veriut, numri i votuesve është: 18 199. Sipas përllogaritjeve, 3 640 votues përbëjnë 20% të trupës elektorale”, theksoi Elezi.

Lexo po ashtu Çështja e largimit të kryetarëve në veri, KQZ: Do të kthejmë përgjigje brenda afatit

Sa i përket komunën se Zveçanit, Elezi tha nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë./Telegrafi/

Exit mobile version