Site icon Telegrafi

Kovaçevski – Olçak: Philip Morris rrit investimet në fabrikën e duhanit në Prilep

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së tij të punës në New York, u takua me kryeshefin e Philip Morris, Jacek Olczak.

Në takim u vlerësua se Republika e Maqedonisë së Veriut po zhvillohet në një vend me klimë atraktive për investime, pas integrimit në NATO dhe me perspektiva të hapura për anëtarësim të plotë në BE në një proces dinamik, i cili ofron një nga kushtet kyçe për investitorët, një klimë e qëndrueshme dhe e parashikueshme investimi.

U diskutua për investimet e rëndësishme të kompanisë Philip Morris në Fabrikën e duhanit SHA Prilep, në kuadër të partneritetit strategjik të kompanisë me famë botërore dhe fabrikës, gjatë së cilës u themelua kompania e përbashkët Philip Morris Tobacco Faktory AD Prilep (FMTKP).

U theksua rëndësia e rritjes së investimeve të Philip Morris në modernizimin e prodhimit në Kombinat, e cila filloi prodhimin e një numri në rritje të markave nga portofoli i “Philip Morris International”.

Gjithashtu, që nga korriku i këtij viti, eksporti i markave që përveç vendit, tani po tregtohet edhe në Armeni, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë, Serbi dhe pritet zgjerimi i eksporteve në Bashkimin Evropian./Telegrafi/

Exit mobile version