Site icon Telegrafi

Koulibaly flet për shokët e skuadrës dhe cilësitë e tyre: Nga Silva te Kovacic e James

Kalidou Koulibaly ka dhënë një intervistë për Goal, në të cilën ka komentuar më shumë për shokët e skuadrës dhe ka folur më pak për veten.

Kështu, atij iu desh t’u përgjigjej pyetjeve të shumta lidhur me futbollistët me të cilët ndan dhomën e zhveshjes dhe zbuloi se nga cili lojtar do të merrte diçka për të bërë veten më të mirë.

“Unë do të merrja përvojën që ka Thiago Silva. Jam i lumtur që luaj me të, ai është një lojtar i madh, një legjendë e vërtetë e futbollit. Është e mahnitshme ajo që ai po bën në moshën 37-vjeçare”.

Lexo po ashtu Shumë largime nga Chelsea – klubet italiane lidhen me transferimin e gjashtë prej yjeve që janë pjesë e klubit anglez

Ai zgjodhi Reece James si lojtarin më të shpejtë, Ruben Loftus-Cheek si lojtarin më të fortë dhe më pas ndodhi një surprizë.

Koulibaly zgjodhi emrin e Mateo Kovacic si lojtarin më të zgjuar në skuadër, pasi  sipas tij është truri i Chelsea. /Telegrafi/

Exit mobile version