Telegrafi

Koulibaly flet për miqësinë me Chiellinin dhe respektin që ka për gjyqtarin italian Irrati

Qendërmbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, ka thënë se gjyqtari Massimiliano Irrati i dha atij forcën për të filluar luftën kundër racizmit, ndërsa vuri në dukje mbështetjen e rëndësishme nga Giorgio Chiellini.

Irrati vendosi të ndërpresë ndeshjen gjatë pjesës së dytë, kundër Lazios në ‘Stadio Olimpico’, pasi mbrojtësi iu nënshtrua thirrjeve raciste nga tribuna dhe Koulibaly vazhdon të falënderojë zyrtarin e ndeshjes për gjestin e tij.

“Kam shumë respekt për gjyqtarin Irrati. Në ndeshjen Lazio – Napoli, ai bëri një gjest shumë të fortë”.

“Ai erdhi shumë i qetë, duke më thënë: “Nëse ka ndonjë problem, le të ndalojmë lojën”. U befasova dhe më duhet ta falënderoj sepse më dha forcën për të filluar me të vërtetë luftën kundër këtij diskriminimi”.

“Njeriu që jam sot, ia kam borxh edhe atij”, nënvizoi mbrojtësi senegalez.

Koulibaly pastaj e zbuloi miqësinë e tij me mbrojtësin e Juventusit, Giorgio Chiellini, duke e përkufizuar si ‘person të jashtëzakonshëm’.

“Chiellini më ka telefonuar, e dua shumë. Vetëm në fushë, kur luajmë kundër njëri-tjetrit, nuk mund të jetë shoku i tij”.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm dhe gjithmonë më ka mbrojtur. Më ka dhënë këshilla si futbollist dhe si njeri. I erdhi shumë keq dhe kërkoi falje në emër të gjithë Italisë”.

“Në fund, është një luftë në të cilën duhet të marrim pjesë të gjithë dhe ai gjithmonë më thoshte se ishte me mua. Ai më ndihmoi të ecja përpara. Është një shenjë e mirë për të ardhmen”, përfundoi Koulibaly. /Telegrafi/