Kosova U21 e ka nisur me fitore fushatën kualifikuese për Evropianin 2021 duke e mposhtur Andorrën me rezultat 4-0.
Një paraqitje shumë e mirë e të besuarve të Rafet Prekazit, që të gjitha golat i shënuan në pjesën e parë.
Ardit Gashi ishte i pari që hapi serinë e golave në minutën e 4-të, kur shënoi nga pika e bardhë.
Në minutën e 30-të rezultatin e dyfishoi sulmuesi gjilanas Mirlind Daku.
Vetëm dy minuta më pas në listën e realizatorëve u shkrua edhe Lirim Mema.
Krejt në fund të kësaj pjesëloje, Eris Abedini u përkujdes për rezultatin final, 4-0.
Në pjesën e dytë Kosova e menaxhoi lojën e saj.
Në minutat e fundit debutuan edhe emra si Donat Hasani, Kreshnik Krasniqi, Blend Baftiu dhe Leonard Vitia.
Pas disa ditësh Kosova e pret Turqinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /Telegrafi/