Site icon Telegrafi

Kosova të dielën luan kundër Polonisë

Dardanët (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Të dielën me fillim nga ora 20:30 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Kosova është nikoqire e Polonisë në kuadër të Dritares së Tretë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Kosova të enjten është ballafaquar me Hungarinë, në të cilën ndeshje kanë triumfuar mysafirët me rezultat 81-65.

Përfaqësuesja e jonë në këto ndeshje është duke u paraqitur e hendikepuar me mungesë të vëllezërve Rugova, Granit dhe Fisnik, Altin Morinës.

Lexo po ashtu Lajmet për Përfaqësuesen e Kosovës në basketboll

Kujtojmë që të tre basketbollistët kanë përjetuar aksident trafiku në vikendin e kaluar, në të cilin aksident e ka humbur jetën basketbollisti Gazmend Sinani.

“Hyrja për këtë ndeshje do të jetë falas, ndërsa FBK fton publikun që të jenë të pranishëm në numër sa më të madh në përkrahje të djelmoshave tanë”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Përmendim se në Grupin C bëjnë gara Lituania, Kosova, Hungaria dhe Polonia.

Ndërsa prej secilit grup do të jenë tri skuadra që do të vazhdojnë garat në raundin e radhës.

Exit mobile version