Site icon Telegrafi

Kosova publikon listën, edhe tre shqiptarë nga Zvicra

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, e ka publikuar listën e gjerë të lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e para kualifikuese për “Euro 2020”, që do t’i zhvillojë kundër Turqisë, më 2 nëntor në Ankara dhe më 6 nëntor në Prishtinë, shkruan albinfo.ch.

Në këtë listë nuk kishin sesi të mungojnë edhe Luigj Quni, Valon Dedaj dhe Sharr Ramadani, që luajnë e veprojnë në Zvicër.

Kosova fatkeqësisht nuk mund të llogarisë në lojtarët Ylber Mjeku, Egzon Gjuka dhe Endrit Abdullahi (të lënduar), kurse lojtarët Roland Nreca, Dymal Kernaja mungojnë për arsye objektive.

Përzgjedhësi Ramadani ka ftuar këta hendbollistë: Arbër Curri, Flamur Gerbeshi, Edon Gashi, Haris Berisha, Florim Hoxha, Sharr Ramadani e Drilon Tahirukaj, Lindrit Fetahu, Oltion Beshiri, Bajram Idrizi, Kastriot Jupa, Petrit Prekazi, Luigj Quni, Jeton Bislimi, Valon Dedaj, Kreshnik Krasniqi, Vlerson Zherka, Beni Sula, Enis Kabashi, Denis Terziqi e Etrit Xhafolli.

Exit mobile version