Në Ditën ndërkombëtare kundër abuzimit të drogës, vlerësohet se Kosova nuk ka mundësi për trajtimin e personave që marrin substanca narkotike.
Safet Blakaj drejtor i qendrës rehabilituese “Labyrinth” tha për televizionin publik tha se mosha mesatare aktualisht që marrin substanca narkotike është 16.4, ndërkaq tregoi se aktualisht përdoruesit e këtyre substancave trajtohen në QKUK dhe në qendrën që ai e drejton dhe se numri i tyre nuk është i vogël.
Blakaj tha se trajtimi i këtyre personave në QKUK bëhet vetëm dy javë, ndërkaq në qendrën ku ai e drejton është trajtim ditor gjë që e bënë të pamundur vazhdimin e trajtimit dhe rehabilitimit të mëtutjeshëm. Pra një kohë kaq e shkurtër nuk mund të ketë sukses për të gjithë.
Ai tha se është e vështirë që ata persona t’i ndërgjegjësojnë dhe t’i shtynë që ta braktisin konsumimin e drogës, megjithatë ai tha se ka edhe persona të tillë që mundohen ta bindin vetën ta braktisin, transmeton KP.
Sipas Blakajt programi i trajtimit me metadon është efikase dhe se nuk ka efekte anësore.