Site icon Telegrafi

Kosova pa mina më 2024

Forca e Sigurisë së Kosovës ka shënuar Ditën ndërkombëtare të Deminimit, me ç’rast u publikua Plani Strategjik i Deminimit për 2019-2024, në mënyrë që të largohen të gjitha minat në territorin e Kosovës.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Agim Çeku, tha se projekti në bashkëpunim me Qendrën e Deminimit në Gjenevë parashikon që deri në vitin 2024 të largohen të gjitha minat në Kosovë.

“Njëra prej arritjeve të FSK-së është deminimi. Qe 20 vjet ne jetojmë në paqe dhe të gjithë nuk ballafaqohemi më për jetën, por të vetmit janë FSK që deminojnë minat, ku deri tani shumë kilometra në Kosovë janë pastruar”, tha ai.

Ndërsa, shefi i Qendrës për Deminim, Ahmet Sallova e paraqiti planin strategjik të veprimit ndaj minave dhe mjeteve tjera shpërthyese, derisa Asa Mosablerg nga Qendra Kombëtare për Deminim në Gjenevë tha se plani strategjik mundëson largimin e të gjithave mjeteve shpërthyese në Kosovë deri në vitin 2024.

Exit mobile version