Site icon Telegrafi

Kosova dominon me raste në pjesën e parë, por nuk ia arrin të shënojë në portën e Irlandës së Veriut

Kosova e ka dominuar pjesën e parë ndaj Irlandës së Veriut, por edhe për kundër rasteve të shumta nuk ia arriti të shënojë.

Që në start Florent Muslija gjuan bukur, por Bailey Peacock-Farrell mbron, ndërsa Milot Rshica nuk përfiton nga afër.

Në minutën e 10-të Kosova edhe tjetër rast të mirë kur Elbasan Rashani harkoi në zonë, Milot Rashica gjuan plogësht, ndërsa topin nuk e arrin as Bersant Celina më kokë.

Rastet nuk u ndalën dhe në minutën e 13-të, Vedat Muriqi fiton një duel me kokë, topi vije te Fidan Aliti, i cili gjuan mbi portë.

Muslija rrezikoi bukur në minutën e 23-të me një goditje dënim, por portieri Peacock-Farrell ishte në vend.

Pas këtyre rasteve, loja ra paksa, me iralndezët verior që ishin të kujdesshëm në prapavijë.

U desh të pritej minuta e 36-të, për të parë një tjetër rast të mirë, kur Celina harkoi në zonë dhe gjeti kokën e Rashanit, gjuajta e të cili përfundoi mbi tra.

Vetëm pas një minute vendasit kishin rastin e tyre më të mirë, kur pas një gabimi të Alitit, sulmuesi Dion Charles gjuan, por mbron Aro Muric.

Irlanda e Veriut rrezikoi sërish me Charles në minutën e 43-të, por sërish në vend ishte Muric.

Të besuarit i Alain Giresse në pjesën e dytë duhet të jenë më të mirë në zonë për të fituar ndeshjen. /Telegrafi/

Exit mobile version