Mungesa e një vitamine, si dhe e hekurit mund t’ju bëjnë mërdhac!
Nëse edhe ju bëni pjesë ndër njerëzit mërdhac, duhet ta dini që ajo nuk është vetëm ndjenjë por mbase edhe simptomë e mungesës së nutrienëve të caktuar të rëndësishëm siç është hekuri!
Profesoresha e mjekësisë Rosina Raj tha se niveli i dhjamit në trup është i rëndësishëm për ruajtjen e temperaturës. “Ai vepron si izolim, për shkak të të cilit njerëzit thatanikë shpesh janë mërdhac”, ka shpjeguar ajo.
Lodhja do të na bëjë mërdhac, mu si edhe mungesa e ujit, sepse edhe uji ndihmon trupit që më ngadalë të lirojë ngrohtësinë. Profesoresha Raj ka treguar që edhe lodhja ngadalëson metabolizmin, gjë që do të thotë që qarkullimi bëhet më i ngadalshëm dhe gjaku i ngrohtë më ngadalë shkon në ekstremitete.
“Shkaktarët e tjerë të mundshëm për ndenje të shpeshtë të të ftohtit, janë niveli i ulët i hekurit dhe i vitaminës B12, të cilat kanë rol të madh në rregullimin e temperaturës së trupit”, ka theksuar ajo.
Nëse mungon hekuri, patjetër duhet të hani më shumë panxhar të kuq, si edhe artikuj të pasur me vitaminën C, sepse ai ndihmon absorbimin e hekurit. Vitamina B12 gjendet në artikujt siç janë mëlçia, vezët, peshku ton, salmon, maja dhe produktet e qumështit. /Telegrafi/