Site icon Telegrafi

Kopshti i gjelbër vjeshtor

Edhe në muajt e vjeshtës ne mund të rrethojmë veten me bimë dhe lule të ndryshme shumëngjyrëshe.

Në vende ku dheu është guror dhe me pak ujë, kaktuset mund të përparojnë suksesshëm.

Në fundin e shpuar të enës së pari vihet një shtresë drenazhi, mbi të dheu i përzier me rërë dhe me fare pak humus (ka përzierje të gatshme për kaktuse dhe sukulente), transmeton Telegrafi.

Ruajtëset e shtëpisë

Sempervivum tectorum

Janë bimë me shumë pak kërkesa. U përgjigjet dheu i thatë, i fortë, i rëndësishëm është vetëm vendi me diell. Mund të mbillen dhe të shumëzohen gjatë gjithë vitit, vetëm gjatë lulëzimit jo. Rozeta që lulëzon, në fakt, gjatë vitit edhe përfundon, porse pas vetes lë plot pasardhës.

Është bimë e cila dikur i ka zbukuruar kulmet e shtëpisë, sepse është menduar se i ruan shtëpitë.

Esheveria (Echeveria sp.)

Është shumë e qëndrueshme, nuk kërkon shumë mund. Kërkon vend të ndritshëm dhe ujitje me masë, por jo mbi gjethe ose mbi rozetë, po në dheun e saksisë.

Sedumet (Sedum sp.)

Të gjitha llojet e sedumeve u takojnë bimëve më mirënjohëse dekorative. Gjethet e plota thithin aq ujë, saqë mund të durojnë edhe thatësinë e gjatë. Në vend të ndritur mirë, gjethëzat mund të marrin edhe ngjyrë të kuqe të mbyllët. /Telegrafi/

 

Exit mobile version