Site icon Telegrafi

Konjufca sot takohet me ambasadoren e parë të Izraelit në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot pritet të takohet me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Takimi pritet të zhvillohet rreth orës 14.

Kujtojmë se Tamar Ziv është ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë.

Izraeli dhe Kosova vendosën marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt 2021 dhe Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem më 14 mars të po atij viti.

Hapja e ambasadës në Jerusalem rrjedh nga marrëveshja e 4 shtatorit 2020 në Uashington, e mbikëqyrur nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli ishte pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e presidentit Trump.

Në këmbim, Kosova pranoi të hapë ambasadën e saj në Jerusalem e jo në Tel Aviv. BE-ja nuk e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Exit mobile version