Partitë opozitare dhe partia në pushtet janë përplasur në Kuvendin e Kosovës, në lidhje me themelimin e Komisionit hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore.
Ku më shumë se katër orë, deputetët janë duke hedhur ndërmjet vete akuza dhe kundër akuza ndaj kësaj nisme.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka reaguar se qëllimi i këtij debati është për të shkëmbyer akuza e jo për ta themeluar këtë Komision hetimor.
“Ia keni huq debatit, mendoj që qëllimi i sotshëm nga shumica e deputetëve ka qenë për të debatuar dhe shkëmbyer akuza e jo për ta themeluar Komisionin”, tha Konjufca.
Ai ka shtuar se po të ishte esencial themelimi i tij, kjo do të bëhej për 20 minuta.
“Shumë thjeshte ka qenë për ta themeluar, ku gjithë këto katër-pesë orë kemi mundur të ulemi e ta themelojmë, kaq e thjeshtë është. Me qenë esencial themelimi i Komisionit, kjo do të ndodhte për 20 minuta”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/