Site icon Telegrafi

Konjufca priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, biseduan për çështjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves me të cilin ka biseduar për çështjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Konjufca falënderoi ambasadorin Hargreaves për vizitën e tij dhe u shpreh se Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat kyç për Kosovën, në aspiratat e saj të integrimeve dhe zhvillimit të gjithanshëm, e në të njëjtën kohë edhe në rrafshin gjeopolitik.

“Në këtë kuadër, bashkëbiseduesit folën edhe për çështjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal, por edhe për atë në nivel më të gjerë. Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe rreth situatës pas zgjedhore në Republikën e Kosovës, nga e cila vijohet me formimin e qeverisë dhe legjislaturës së ardhshme, duke marrë përsipër synimet dhe interesat e vendit tonë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version