Site icon Telegrafi

Konjufca për Gazmir Racin: Mbrojtës i pakompromis i Qeverisë Kurti

Kandidati për deputet nga radhët e LVV-së, Gazmir Raci i cili mbanë numrin 96 në listën e këtij subjekti, ka ndarë një moment nga takimi me qytetarë në Pejë, së bashku me nënkryetarin Glauk Konjufca.

Në video dëgjohet Konjufca duke e vlerësuar lartë figurën e tij.

“Mbrojtës i pa kompromis i punës së mirë dhe qëndrimeve të drejta të Qeverisë Kurti, dhe këtë e ka shpreh dhe nuk është frikësuar”, thotë Konjufca.

E Raci në Facebook ka shkruar “Së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, drejt fitores së madhe më 9 shkurt për 500 mijë zemra që rrahin si një”. /Telegrafi/

Exit mobile version