Site icon Telegrafi

Konflikti nga Lindja e Mesme “zhvendoset” në New York, komuniteti i palestinezëve dhe ai i hebrenjve rrahen në “Mollën e Madhe”

Edhe pse Izraeli dhe Hamasi janë pajtuar për armëpushim në Rripin e Gazës dhe tensionet e konflikti mes policisë izraelite dhe demonstruesve në Bregun Perëndimor përkohësisht janë ndalur, situatë e tensionuar ka qenë këto ditë në New York, që ka komunitetin më të madh të hebrenjve.

Kështu shpërtheu dhuna e paparë mes palestinezëve dhe hebrenjve, ku në disa raste policia amerikane është detyruar të intervenoj për ta qetësuar situatën, transmeton Telegrafi.

E në rrjetet sociale janë shfaqur dhjetëra video të dhunës nëpër rrugët e New Yorkut, ku komuniteti i palestinezëve dhe hebrenjve nuk kursyen asgjë – nga mjetet e forta e deri të grushtat e shqelmat.

Dhunës i kanë paraprirë provokimet verbale nga të dyja palët ku më pas eskaloi situata dhe filloi dhuna e paparë. Fillimisht me grushta e shqelma – e më pas me hedhjen e gjësendeve të forta.

Situata më e rëndë ka qenë në rrugën 47 ku palestinezët sulmuan hebrenjtë duke i goditur me mjete të forta, e hiq më mirë nuk kanë kaluar hebrenjtë nëpër restorante që kishin shkuar me familjet e tyre për të shijuar specialitetet e preferuara. /Telegrafi/

https://twitter.com/AviKaner/status/1395572006813241346?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1395572006813241346%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3692719%2Frat-sa-bliskog-istoka-preneo-se-u-njujork-palestincima-i-izraelcima-za-obracu-gaza-i-zapadna-obala-postale-tesne-video

 

Exit mobile version