Site icon Telegrafi

Konfiskohen mbi 8500 euro të falsifikuara, arrestohen tre persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘falsifikim i parasë’.

Siç njoftohet, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, për një periudhë disa mujore, kanë zhvilluar hetime ndaj disa personave nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘falsifikim i parasë’

“Pas grumbullimit të dëshmive e fakteve, policia sot ka realizuar një operacion policor, gjatë të cilit ka rezultuar që në flagrancë të arrestohen tre të dyshuarit: E.H., (mashkull kosovar, viti i lindjes 2003), E.H., (mashkull kosovar, viti i lindjes 2000) dhe L.U., (mashkull kosovar, viti i lindjes 2003)”, thuhet në njoftim.

Pas arrestimit si provë materiale janë konfiskuar: 4296 copë monedha metalike nga 2 euro  (4296X 2=8592 euro), një automjet dhe katër telefona celular.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘falsifikim i parasë’.

Rasti është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë (Prokurorinë Themelore në Prishtinë) dhe me aktvendim nga këta të fundit, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

Exit mobile version