SPB Shkup ka bërë kallëzim penal kundër shtetasve I.A.(36) dhe B.S.(35), të dy nga Shkupi.
Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”.
“Më datë 16.05.2023 në Shkup, zyrtarët policorë kanë kontrolluar veturën e pasagjerëve BMW, e cila drejtohej nga I.A. dhe B.S. ka qenë pasagjer, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar tre pistoleta tip “Crvena Zastava”, tre karikatorë dhe disa fishekë të kalibrit 7.62×25 mm”, thonë nga MPB Maqedoni.