Site icon Telegrafi

Konfirmohet transferimi i Keylor Navas në Serie A si lojtar i lirë

Portieri kostarikan Keylor Navas, do të mbrojë ngjyrat e klubit italian Monza në Serie A që nga sezoni i ardhshëm.

Pas largimit të Michele Di Gregorios, Monza ishte vënë në kërkim të një portieri të ri për ta zëvendësuar atë dhe tashmë e kanë gjetur.

Negociatat u përshpejtuan në orët e fundit dhe klubi tashmë ka marrë një ‘po’ definitive nga Navasi i cili do të fillojë punën me ekipin nga mesi i muajit gusht.

Gjithçka është bërë gati që transferimi i tij të kompletohet, ndërsa sipas Sky Sports vizitat mjekësore janë caktuar nesër (30 korrik).

Pasi u lirua nga PSG-ja, Navas vazhdon të mbetet në njërën prej ligave të mëdha evropiane, duke u transferuar në Itali pas shumë thashethemeve për të ardhmen e tij.

Navas do të transferohet pra si lojtarë i lirë, pasi kontrata e tij me kampionët francezë ka skaduar më datë 30 qershor.

Duke pranuar kalimin në Itali, Navas me gjasë ka pranuar edhe një ulje drastike të pagës duke marr parasysh se sa shumë fitonte tek Parisi.

Ish-portieri i Real Madridit kishte një pagë vjetore prej 13 milionë eurosh në sezon, diçka që është e papërballueshme për italianët.

Pasi ka qenë pjesë e Real Madridit dhe PSG-së, Navas është padyshim në mesin e portierëve më të suksesshëm në 20 vitet e fundit./Telegrafi/

Exit mobile version