Site icon Telegrafi

Konfirmohet rikthimi i Benjamin Mendy, ai do të jetë në fushë pas dy vitesh

Benjamin Mendy është i gatshëm për t’iu rikthyer futbollit këtë vikend, dy vite pas paraqitjes së tij të fundit në fushën e gjelbër.

Ish-ylli i Manchester Cityt ka nënshkruar kontratë me ekipin francez Lorient, pak kohë pasi u shpall i pafajshëm nga gjykata për akuzat që e lidhnin atë me përdhunim.

Këtë vikend, Lorient do të përballet me Monacon dhe 29-vjeçari pritet të marrë disa minuta. Kjo do të jetë ndeshja e tij e parë që prej gushtit të vitit 2021, kur luajti ndaj Tottenhamit.

Mbrojtësi francez ka qenë pjesë e Monacos për 1 sezon, ku me fanellën e tyre ka fituar titullin e ligës në vitin 2017, para se të largohej në drejtim të Ligës Premier për shumën e 52 milionë eurove.

Mediumi francez L’Equipe, ka raportuar se Mendy ka stërvitur shumë mirë dy muajt e fundit në mënyrë që ta rikthejë formën optimale.

Lorient ka fituar vetëm një nga katër ndeshjet e para në ligë, teksa së fundmi ka pësuar humbje në udhëtim ndaj Le Havres.

Lexo po ashtu Zyrtare: Benjamin Mendy i rikthehet futbollit, nënshkruan me klubin nga Ligue 1

Siç është raportuar nga mediat në Francë dhe jashtë saj, Mendy është vërshuar nga ofertat, me Burnleyn si një ndër klubet më të interesuara, por ai zgjodhi që të rikthehet në vendlindjen e tij në atë që ai e konsideron si ambient më të qetë. /Telegrafi/

Exit mobile version