Please enter at least 3 characters.

Konfirmohet ribashkimi i Getinjos me Vivien, bukuroshja shihet rrugëve të Ferizajt me nënën e reperit

2023/06/get.png

Vivien dhe Getinjo janë dy emra të cilët krijuan lidhje gjatë qëndrimit të përbashkët në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Megjithatë, vetëm pak kohë më pas u raportua në media se dyshja i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.

Por, së fundmi duket se ata i kanë dhënë përsëri një mundësi njëri-tjetrit.

Kjo u bë e ditur nga një video e cila qarkulloi në mediat rozë pak ditë më parë, ku ata shiheshin bashkë në një kafene në Ferizaj.

E se tashmë Vivien dhe Getinjo janë bashkë, këtë e konfirmon edhe një video e fundit e cila po qarkullon në rrjetin social TikTok, ku Vivien shihet rrugëve të Ferizajt bashkë me nënën e reperit.

Ndonëse në media dhe rrjetet sociale u aludua edhe për një shtatzëni të mundshme të modeles durrsake, vet ajo e demantoi lajmin me publikimi ne disa fotografive nga palestra, ku shfaqej me bark të rrafshët. /Telegrafi/