Site icon Telegrafi

Komunikacioni hekurudhor në Maqedoni edhe më tej jashtë funksionit

“Komunikacioni hekurudhor në vend edhe më tej është i ndërprerë. Personeli makinist dhe ekzekutiv në Hekurudhat e RMV-së Transporti SHA Shkup vazhdojnë me bojkotin deri në përmbushjen e kërkesave për pagesë të shpenzimeve materiale, si dhe të pjesës së parë të rrogës për muajin shkurt”.

Kështu informoi për AIM Toni Dimovski, përfaqësues i personelit makinist dhe ekzekutiv dhe dhe kryetar i Sindikatës së makinistëve të Maqedonisë së Veriut.

Trenat e udhëtarëve dhe ata ngarkues nuk qarkullojnë prej dje pasdite pasi që personeli makinist dhe ekzekutiv sërish e aktivizuan bojkotin nga java e kaluar.

Kryesia e HRMV Transporti SHA Shkup vlerësoi se bëhet fjalë për grevë të paligjshme, që nuk ishte paralajmëruar me shkrim.

“Ndërprerja e paligjshme e punës, përkatësisht greva, nuk është organizuar në pajtim me Ligjin për marrëdhënie pune dhe Marrëveshjen kolektive të HRMV Transporti SHA Shkup dhe nuk është shkaktuar nga momenti social apo kushte të tjera me kryerjen e detyrave të punës, por nga dobia personale e makinistëve”, vlerësuan nga HRMV Transporti.

Exit mobile version