Site icon Telegrafi

Komuna e Vushtrrisë shtyen afatin për dorëzimin e propozimeve për shpalljen e çmimit “Sportisti i vitit 2024”

Komuna e Vushtrrisë

Komuna e Vushtrrisë ka shtyer afatin për dorëzimin e propozimeve për shpalljen e çmimit “Sportisti i vitit 2024”.

Komuna ka hapur këtë shpallje më 08.01.2025 dhe tashmë afati është shtyer deri më datën 27.01.2025, në orën 16:00, shkruan Telegrafi.

“Shtyhet afati për dorëzimin e propozimeve për spotistë të vitit 2024 deri më datë 27.01.2025, në ora 16:00”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, kjo shpallje është hapur edhe për çmimet “Klubi sportiv më i suksesshëm”, “Trajneri më i mirë”, “Referi më i mirë”, “Punëtori sportiv”, “Gazetari sportiv” dhe “Shpresat e vitit”. /Telegrafi/

Exit mobile version