Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, ka bërë të ditur listën e fermerëve të cilët janë përfitues së plehut artificial.
Sipas njoftimit të postuar nga kjo Komunë bëhet e ditur se edhe pse ky proces ishte më i gjatë se sa ishte i paraparë tashmë ka filluar shpërndarja e plehut artificial për të gjithë fermerët përfitues që kanë nënshkruar kontratat deri me datë 30 qershor 2024.
Pëveç kësaj nga Komuna e Rahovecit bëhet e ditur se në këtë fazë do të furnizohen 547 fermerë, ndërsa për fazën e dytë të përfituesve njoftimi do të bëhet brenda një afati kohor prej 10 ditësh./Telegrafi/