Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Kamenicës, Burbuqe Leka, ka vizituar shoqatën “Renesansa” për të diskutuar për marrëveshje bashkëpunimi në mbështetjen për gratë dhe njëkohësisht për t’iu ofruar shërbime falas.
Gjatë takimit me këtë organizatë, e cila ofron mbështetje në luftën kundër kancerit të gjirit, drejtoresha Leka theksoi rëndësinë e mbështetjes për gratë dhe vajzat e Komunës së Kamenicës.
Ajo nënvizoi se përfitueseve do t’u ofrohen shërbime falas, si proteza, reçipeta speciale, edukim, mbështetje psikologjike, fizioterapi, paruke dhe shumë shërbime të tjera.
“Komuna do të mbulojë shpenzimet e anëtarësimit në këtë shoqatë, duke krijuar një mundësi të rëndësishme për çdo grua dhe vajzë që ka nevojë për ndihmë në luftën kundër kancerit të gjirit. Jemi duke finalizuar detajet për të konkretizuar këtë bashkëpunim dhe për të siguruar mbështetje për gratë nga komuna jonë përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje të përbashkët,” deklaroi Drejtoresha Leka. /Telegrafi/