Telegrafi

Komuna e Gjilanit zgjat orarin e administratës për shkak të bashkëatdhetarëve

Administrata e Komunës së Gjilanit ka zgjatur orarin e punës në shërbim të gjendjes civile dhe shërbimeve ndaj bashkëatdhetarëve.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Arbenita Sopi – Haziri.

Ajo theksoi se kjo u bë për shkak të kujdesjes ndaj bashkëadhetarëve që t’i marrin shërbimet me kohë, pa pritje e radhë të gjata në sporte.

“Punojmë edhe të shtunave gjatë muajve korrik dhe gusht, nga ora 10:00 deri në orën 14:00, nga data 6 korriku, e shtuna e parë e këtij muaji deri më 31 gusht, të shtunën e fundit të gushtit”, tha ajo.

Haziri-Sopi theksoi se i mirëpresin bashkë me stafin e Administratës së Përgjithshme në Gjilan.

“Mirë se vini në atdhe”, përfundoi ajo. /Telegrafi/.