Site icon Telegrafi

Komuna e Gjakovës diskuton lidhur me projekt rregulloren për organizimin e brendshëm, sistematizimin dhe klasifikimin e vendeve të punës

Gjatë ditës së sotme ështëmbajtur një konsutlim publik, në të cilin është diskutuar lidhur me projekt rregulloren për organizimin e brendshëm, sistematizimin dhe klasifikimin e vendeve të punës në Komunën e Gjakovës.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Menaxheri për Burime Njerëzore , Kushtrim Brahimaj, i cili njëkohësisht është udhëheqës i grupit punues për hartimin e kësaj rregulloreje, në fjalën e tij para të pranishmëve tha se ky dokument është gjithpërfshirës për nëpunësit dhe të gjithë qytetarët.

Brahimaj po ashtu shtoi se grupi punues është munduar që këtë projekt rregullore ta bëjë standarde dhe të barabartë për të gjithë.

Përveç fjalës së Brahimajt, edhe të pranishmit, kanë bërë pyetje por edhe kanë dhënë ide e sygjerime shtesë, të cilat do të shqyrtohen për mundësi të përfshirjes në këtë rregullore. /Telegrafi/

Exit mobile version