Site icon Telegrafi

Komuna e Deçanit themelon Këshillin Publik-Privat për nxitjen e projekteve lokale

Në Komunën e Deçanit u mbajt takimi i parë për themelimin e Këshillit Publik-Privat, një mekanizëm këshillëdhënës që synon të forcojë bashkëpunimin mes sektorit publik dhe privat në zhvillimin e projekteve lokale.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebook për themelimin e Këshillit Publik-Privat, një mekanizëm jo-formal dhe që synon të forcojë bashkëpunimin mes sektorit publik dhe privat në projektet lokale.

Takimi i parë për themelimin e Këshillit Publik-Privat në Deçan/ Foto nga Bashkim Ramosaj, facebook

“U mbajt takimi i parë për themelimin e Këshillit Publik-Privat, një mekanizëm jo-formal dhe këshillëdhënës që synon të forcojë bashkëpunimin mes sektorit publik dhe privat në zhvillimin e projekteve lokale,” ka shkruar ndër të tjera Ramosaj.

Vlen të theksohet se ky këshill mbështetet nga Aktiviteti i USAID-it për Qeverisjen e Pronës dhe pjesë e tij ishte edhe Jennifer Ober, drejtoresha e këtij aktiviteti.

Exit mobile version