Site icon Telegrafi

Kompany ka gati transferimin e parë te Bayerni – kushton 70 milionë euro

Vincent Kompany ka identifikuar transferimin e tij të parë pasi mori drejtimin e Bayern Munich.

Belgu u pa nga shumë njerëz si një emërim i papritur kur mori drejtimin e bavarezëve muajin e kaluar, duke zëvendësuar trajnerin e mëparshëm Thomas Tuchel.

U pretendua se Bayern ishte i impresionuar nga pasioni që Kompany tregoi në intervistat e tij dhe besonte se filozofia dhe stili i tij i lojës do t’u përshtaten lojtarëve aktualë të klubit.

Bavarezët gjithashtu kontaktuan me ish- trajnerin e tij të Manchester City, Pep Guardiola, i cili thuhet se i ka dhënë klubit një referencë pozitive.

Tani, Kompany thuhet se ka identifikuar objektivin e tij të parë të transferimit të verës për të përforcuar stilin e tij të lojës.

Sipas gazetës gjermane Abendzeitung, Bayern dëshiron të nënshkruajë me yllin e Fulhamit, Joao Palhinha këtë verë.

Lexo po ashtu Zotimi i parë i Kompanys si trajner i Bayernit

Palhinha pothuajse nënshkroi për ish-kampionët e Bundesligës verën e kaluar në ditën e fundit, por lëvizja u dështoi në orët e fundit të afatit kalimtar.

Portugezit iu dha leja të udhëtonte në Mynih për të kryer testet mjekësore, madje bëri foto me një fanellë të Bayernit gati për prezantimin e tij.

Por, Fulham ishte i prirur të mbante yllin e tyre në Craven Cottage për një vit tjetër, dhe ai vazhdoi të kishte një tjetër sezon të suksesshëm në Ligën Premier.

Abendzeitung pretendon se Palhinha ka zhvilluar tashmë bisedime me Kompanyn për një lëvizje të mundshme në Bayern këtë verë, me Fulham që thuhet se ka vendosur një çmim prej 70 milionë euro për ta shitur atë në janar. /Telegrafi/

Exit mobile version