Kompania më e madhe pariziane e taksive G7 tërhoqi flotën e Tesla Model 3 pasi një makinë u përfshi në një aksident me fatalitet.
Një person ka humbur jetën në një aksident automobilistik gjatë fundjavës dhe 20 persona kanë mbetur të plagosur pasi drejtuesi i mjetit humbi kontrollin e mjetit. Tesla hodhi poshtë mundësinë e një problemi teknik me makinën pasi kontrolloi të gjitha të dhënat. Prokurorët kanë nisur hetimet.
Ngjarja ka përfshirë një shofer i cili nuk ishte në orar të punës dhe i cili po shkonte drejt restorantit me një makinë me familjen e tij. Mediat franceze shkruajnë se ai ka goditur dy këmbësorë, si dhe semaforin dhe furgonin. Teknologjia ndihmëse e Tesla-s i lejon automjetet të drejtojnë automatikisht, të përshpejtojnë dhe të frenojnë, por kompania më parë është kritikuar për mashtrim sepse teknologjia e saj nuk mund ta drejtojë automatikisht makinën, por drejtuesit duhet të ruajnë kontrollin dhe vëmendjen në çdo kohë.
Tesla po reklamon teknologjinë e saj si autopilot dhe ka premtuar një veçori vetë-drejtuese, e cila tani është e disponueshme për disa përdorues në beta.
Përdoruesit kanë abuzuar shpesh me sistemin në të kaluarën, kështu që ata përdornin celularë gjatë vozitjes, ndërronin sediljet ose vozitën pa shofer në timon.
Në fillim të këtij viti, autoritetet amerikane hapën një hetim zyrtar për autopilot pas 11 aksidenteve në të cilat makinat e Tesla janë përfshirë që nga viti 2018. /Telegrafi/