Site icon Telegrafi

Komisioni për Buxhet miraton marrëveshjen 40 milionëshe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Foto: Arkiv

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar marrëveshjen për kredinë 40 milionëshe me Bankën Evropiane për Investime për financimin e projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se kapitali prej 40 milionë euro do t’i transferohet Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Komisioni po vazhdon mbledhjen me pikat e tjera në rend të ditës, ku mes tjerash po paraqitet raporti i punës së Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2020. /KP/Telegrafi/

Exit mobile version