Mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Në këtë mbledhje do të intervistohet menaxhmenti i KOSTT-it për periudhën 2006-2008.
Ky Komision deri më ta ka mbajtur disa mbledhje.
Kryesues i këtij Komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa.
Gjatë të hënës, ish-menaxhmenti i KEK-ut për periudhën 2006-2008 ka raportuar para këtij Komisionit në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.
Ata janë pyetur nga deputetët e pozitës e opozitës për blerjen e banesave që ishin në pronësi të KEK-ut dhe importimin e energjisë dhe kompetencave që ka pasur Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).
Kujtojmë se Kuvendi ka krijuar dy komisione hetimore për energjinë. /Telegrafi/