Do të ndiheni ‘të shëndetshëm si molla’
Kur kombinoni dy bimët e përmendura, do të merrni një pije e cila do ta ndihmojë trupin tuaj të ndihet më i freskët dhe plot energji.
Gjethet e sherbelës përmbajnë vaj esencial, rrëshirë, substanca të hidhura, acid fosforik, kripëra kaliumi dhe kalciumi (oksalat kalciumi), transmeton Telegrafi.
Çaji përdoret për të rregulluar djersitjen, për të nxitur sekretimin e mukusit nga organet e frymëmarrjes, për trajtimin e inflamacionit të fytit dhe ezofagut, pezmatimin e zorrëve dhe lukthit, diarrenë, shpëlarjen e gojës dhe shtresat e jashtme.
Kurkuma (Curcuma longa) i bluar në pluhur, përdoret si erëz. Rrënjët kanë veti shëruese, stimulojnë sekretimin e tëmthit dhe përmirëson tretjen.
Përbërësi aktiv është kurkumina, e cila ka një efekt shërues edhe në përqendrime shumë të vogla.
Para së gjithash, njihet për vetitë e saj shumë të fuqishme antioksidante, antiinflamatore dhe antibakteriale. Parandalon oksidimin e kolesterinës, duke mbrojtur kështu enët e gjakut nga dëmtimi dhe grumbullimi i pllakave që mund të çojë në goditje në tru ose sulm në zemër.
Kur kombinoni këtë dy bimë, do të merrni një pije nga e cila do të pastroheni dhe “rilindni”. /Telegrafi/