Site icon Telegrafi

Kombet e Bashkuara suspendojnë Sharapovan

Kombet e Bashkuara kanë suspenduar Maria Sharapovan si ambasadore e vullnetit të mirë pas dështimit në testet e antidopingut.

28-vjeçarja në fillim të këtij muaji bëri të ditur se ishte testuar pozitive për përdorimin e meldoniumit, para se të nisë Australian Open, transmeton Koha.net.

Së fundmi është konfirmuar se Federata ndërkombëtare e tenisit ka dënuar Sharapovan kur nisi hetimi i KB-së dhe tani është marrë vendimi për tenisten ruse.

Sharapova ka qenë ambasadore e vullnetit të mirë që prej vitit 2007.

Exit mobile version