Drejtori Policisë në Pejë, Sami Shabanaj së bashku me bashkëpunëtor , ka pritur në një takim informues, komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, të cilin e ka siguruar se do të jenë partner në ofrimin e një ambienti të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e rajonit që mbulon.
Fillimisht drejtori Shabanaj i uroj mirëseardhje Gjeneralit D’Addario.
“Temë diskutimi në këtë takim ishte edhe bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve përmes planeve të përbashkëta, të cilat do të ndikojnë sigurinë e qytetarëve në zonën tonë të përgjegjësisë. Takimi rezultoi me gatishmërinë për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe vazhdimin e takimeve të tilla”, thuhet në njoftimin e policisë.