Telegrafi

Komandanti i Forcave Ajrore ukrainase publikon pamje nga aksioni i pilotëve të tyre – i quan “fantazmat e Kievit”

Gjenerali Mykola Oleshchuk, komandant i Forcave Ajrore të Ukrainës, ka shpërndarë një video nga puna e palodhshme e pilotëve ukrainas nga Brigada e 40-të.

“Pilotët e Forcave Ajrore vazhdojnë të kryejnë misione të rëndësishme dhe operacione, që përfshijnë shkatërrimin e objektivave të armikut si në ajër ashtu dhe në tokë”, thuhet përbri videos së postuar, transmeton Telegrafi.

“Jam i bindur se pranimi i fluturakeve perëndimore për forcat tonë ajrore do të kryejnë punën me më shumë efekt. Tani pilotët tani aktualisht përdorin kryesisht pajisje sovjetike”, ka thënë gjenerali Oleshchuk.

Lexo po ashtu Në Francën jugperëndimore, pilotët ukrainas po mësojnë të fluturojnë me aeroplanë luftarakë

Ai i falënderoi pilotët ukrainas, që i cilëson si “fantazmat e Kievit” që me trimëri dhe heroizëm po mbrojnë qiellin mbi Ukrainë.

Në videon e postuar më poshtë pilotët shihen 24/7 duke fluturuar në rajone të ndryshme, në tentim që të lokalizojnë dhe shkatërrojnë objektivat e trupave pushtuese. /Telegrafi/