Pikë kalimet kufitare të shtunën janë shndërruar në pikë pritje deri në 6 orë për bashkatdhetarët të cilët duan të dalin nga Kosova.
Sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 13:09) bëhet e ditur se në pikë kalimin kufitar në Merdar pritja për të dalë nga Kosova është deri në 6 orë (360 minuta), ndërsa kolona e automjeteve shkon deri në 3,000 metra.
Po ashtu edhe në pikë kalimi tek Dheu i Bardhë bashkatdhetarët duhet të presin deri në tre orë (180 minuta), ndërsa kolona e automjeteve shkon deri në 2,500 metra.
Ndërsa, në pikë kalimin kufitar në Mutivodë pritja për të dal nga Kosova është deri në 2 orë (90-120 minuta), dhe kolona e automjeteve shkon deri në 250 metra.
Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/