Site icon Telegrafi

Kolona të gjata e mbi 1 orë pritje për të dalë nga Kosova në dy pikë kalimet kufitare me Serbinë

Foto: A

Ardhja e bashkatdhetarëve për festat e fundvitit në Kosovë, ka krijuar sërish kolona dhe pritje të gjata në pikat kufitare.

Fluks i madh i automjeteve raportohet edhe mëngjesin e sotëm në pikë kalimet kufitare me Serbinë, Merdar dhe Dheu i Bardhë.

Sipas raportit të fundit (raporti i orës 07:22) të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova, nga këto dy pika kufitare janë nga 30 minuta deri në 1 orë e 20 minuta.

Kolona e automjeteve në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë është 150 metra, kurse në Merdar është 1200 metra.

Në pikë kalimet tjera kufitare nuk raportohet për kolona e as pritje. /Telegrafi/

Exit mobile version