Site icon Telegrafi

Kocijançiç: BE-ja nuk jep para kesh për xhirollogari bankare qeveritare

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2015-02-26 12:39:12Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comۇ

Zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE), Maja Kocijançiç, për Tv Telma ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) nuk jep para kesh për xhirollogari bankare qeveritare, por i mbështet aktivitetet me fonde të cilat janë të nevojshme për krizën e migrantëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen se sa para BE-ja i ka ofruar Maqedonisë për këtë çështje, pasi që kryetari Ivanov në një intervistë për ”Bild” të Gjermanisë ka akuzuar BE-në se nuk i ka dhënë vendit asnjë cent për zgjidhjen e krizës, Kocijançiç është përgjigjur:

”Mbështetja e vendit për aktivitetet e destinuara për menaxhimin e kufirit dhe migrimit deri tani kanë arritur pothuajse 50 milionë euro. Një gjë është me rëndësi – rregullorja se si ne i shfrytëzojmë paratë e taksapaguesve janë mjaft konkrete.”./Telegrafi/

Exit mobile version