Site icon Telegrafi

Kosova luan dy ndeshje gjatë nëntorit, klubi slloven ‘zbulon’ ftesat për dy lojtarët e saj

Përfaqësuesja e Kosovës ka ftuar dyshen e klubit slloven, NS Mura, Mirlind Daku dhe Leard Sadriu.

Kosova do të luajë ndaj Armenisë në ndeshjen që zhvillohet më datë 16 nëntor në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Më pas, Dardanët do të përballen me Ishujt Faroe, më 19 nëntor, kundërshtar me të cilin janë ballafaquar edhe më parë.

Për këto dy ndeshje, përzgjedhësi Alain Giresse duket se do t’i besojë lojtarëve të rinj dhe atyre që kanë luajtur më pak.

Sadriu dhe Daku duke festuar me fanellën e NS Mura

Një gjë të tillë e ka ‘zbuluar’ edhe klubi slloven, Mura, i cili ka publikuar një artikull në faqen e tyre duke konfirmuar ftesat e Kosovës për sulmuesin Daku dhe mbrojtësin Sadriu.

“Mirlind Daku dhe Leard Sadriu thirrën në kombëtaren e Kosovës, e cila do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Armenisë dhe Ishujve Faroe”, thuhet në njoftimin e klubit slloven. /Telegrafi/

Exit mobile version