Wrexhami i Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney nuk ka kufij. Dy aktorët e Hollywoodit blenë ekipin nga Uellsi që garon në nga Liga Kombëtare (kategoria e pestë e Anglisë) në shtator 2020 me synimin për ta inkuadruar atë në Ligën Premier.
Një objektiv që është më afër pas dy promovimeve radhazi. Në vitin 2023 ata u ngjitën në Ligën e Dytë, divizionin e katërt dhe të parë profesional në futbollin anglez, dhe në vitin 2024 ata janë ‘promovuar’ në Ligën Një (Third).
Në 2024-2025, Wrexham do të luajë 20 vjet më vonë në nivelin e tretë të futbollit. Dhe për të siguruar një tjetër promovim duan të përforcohen me ikonën e madhe të futbollit uellsian, Gareth Bale. Sipas ‘The Athletic’, Reynolds dhe McElhenney janë rikthyer në betejë dhe aspirojnë të nxjerrin Balen nga pensionimi.
“I bëra një ofertë Garethit vitin e kaluar dhe është ende në tavolinë. Ne do ta lëmë të luajë golf kur të dojë për sa kohë që ai të vijë në stërvitje dhe ne të kuptojmë se si ta fusim atë në ekip”, deklaroi McElhenney.
“Hej Bale, le të luajmë golf, ku nuk do të kaloj katër orë duke u përpjekur të të bind që të mos tërhiqesh për një sezon të fundit magjik”, deklaroi aktori pasi luajti golf me Bale. Megjithatë, anësori, i cili doli në pension në janar 2023 në moshën 33-vjeçare dhe kishte fituar 15 tituj me Real Madridin (tri La Liga, pesë Liga të Kampionëve…) pasi luajti në Kupën e Botës së Katarit me Uellsin, nuk ka shfaqur kurrë interesim për tu rikthyer në futboll.
“Ai e vlerëson interesimin, por nuk është realist. Gareth tani po shijon një jetë të mirë dhe të merituar. Të paktën ata nuk kanë folur me mua. Ai nuk dëshiron të luajë përsëri futboll. Ka pasur një karrierë të shkëlqyer. Po e shijon me të vërtetë me familjen e tij, gjë që e kishte menduar për një kohë të gjatë më dhe tani ai është një person tjetër”, deklaroi agjenti i tij, Jonathan Barnett në ‘Sky Sports’. /Telegrafi/