Ueb faqja eksperte në vlerësimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’, ka analizuar BKT Superligën e Kosovës.
Pas mbylljes së stinorit dimëror ka bërë një rivlerësim të vlerave të futbollistëve dhe klubeve.
Në bazë të kësaj, del se Drita ka në gjirin e saj futbollistët më të vlefshëm në Superligë.
Vlera e Dritë vlerësohet të jetë 3.9 milionë euro, e përcjell nga Prishtina me 3.78 milionë euro.
Në pozitat tre dhe katër janë Ballkani dhe Llapi. Suharekasit kanë në skuadër lojtarë me vlerë 3.78 milionë euro, aq sa Prishtina.
Në anën tjetër Llapi ka futbollistë në vlerë 3.28 milionë euro, shkruan Telegrafi.
Gjilani që e mbylli si deri në Superligë stinorin vjeshtor ka vlerë 3 milionë euro.
Drenica, Malisheva, Dukagjini, Ulpiana dhe Feronikeli kanë të gjitha vlerë nën 2 milionë euro.
Kjo tregohet edhe në renditjen e përgjithshme të BKT Suprligës pas 18 javësh, ku këto pesë klube janë në pozitat e ulëta. /Telegrafi/