Telegrafi

Klose mund të përfundoj te Napoli si zëvendësues i Milikut

Ish-sulmuesi i Lazios, Miroslav Klose është emri i fundit në listën e zëvendësuesit të mundshëm për të lënduarin, Arkadiusz Milik, në Napoli.

Pas konfirmimeve se Napoli do të humb sulmuesin polak për rreth gjashtë muaj, pas lëndimit në detyrë ndërkombëtare me Poloninë, deri më tani disa emra janë përmendur si të mundshëm të zëvendësojnë atë.

Sipas gazetën italiane, Corriere dello Sport, në listën e zëvendësuesit të Milik përmendet edhe një ish-sulmues i rrezikshëm që ka luajtur në kampionatin italian, Serie A.

Është sulmuesi gjerman, Miroslav Klose, në listën e napolitanëve, 38-vjeçari, i cili është pa klub që prej largimit nga Lazio në këtë verë.

Deri në afrimin e një sulmuesit të ri, gazeta italiane sugjeron se trajneri Maurizio Sarri do të luajë me Manolo Gabbiadinin në rolin e sulmuesit, ose të eksperimentojnë me Jose Callejon si nëntë ‘të rremë’. /Telegrafi/